Covid-19 / Situate kritike në vend, cfarë ndodhi në 24 orët e fundit, njoftimi i ministrisë

897
0

Ministria e Shëndetësisë: 3994 testime, 1152 raste të reja dhe 12 humbje jetë, 740 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3994 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1152

Të shëruar në 24 orë      740

Të shtruar në spitale      512

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              3994