Kufizimet e reja, Tomini paralajmëron: Këto nuk janë masat e fundit

1203
0

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi se masat e ndërmarrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, nuk do të jenë të fundit.

E ftuar në emisionin ”Open”, Tomini u shpreh se situata epidemiologjike po ndiqet në mënyrë dinamike.

Eugena Tomini: ”Këto nuk janë masat e fundit! Kjo situatë po ndiqet në mënyrë dinamike. Po e monitorojmë. Në dy javët në vijim, do të shihet nëse do të ketë masa më tepër shtrënguese, apo do të përvijojnë.”

Eni Vasili: Takimet e partive janë burim i shpërndarjes së COVID?”

Eugena Tomini: ”Grumbullimet janë favorizuese për përhapjen e infeksionet. Mbajtja e maskës minimizon infektimin.”

Duke filluar nga nesër, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt. Komiteti Teknik i Ekspertëve, gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, bëri me dije se ora policore do të shtrëngohet me dy orë të tjera, për të ulur numrin e të infektuarve.