Skip to content

‘Studio s’është e jotja është e topchannel’/ Plas sherri mes moderatores dhe deputetit

    Mbrëmjen e sotme ka plasur debati në emisionin “Open” ku moderatorja Eni Vasili është ‘përplasur me deputetin socialist Alket Hyseni.

    Teksa ka folur ky i fundit ka ndërhyrë moderatorja, duke i ndalur fjalën, ndërkohë deputeti i është i drejtuar që mos ta ndërpresë ku dhe i ka thënë se Vasili nuk e ka qejf Partinë Socialiste.

    Pikësisht në këtë moment, moderatorja është nxehur duke i thënë deputetit që mos të bëjë etiketime se me cilën parti është.

    Pjesë nga debati: 

    Vasili: Më fal pak Hyseni…

    Hyseni: Të lutem mos më ndërprit mua se po flas, e di që s’e pëlqeni PS, por më lini të flas unë për PS meqë jam pjesë e saj.

    Vasili: Mos bëni etiketime, mos më thoni mua kë pëlqej dhe kë jo, nuk keni të drejtë, unë jam këtu për të drejtuar emisionin.

    Hyseni: Po nuk më ndërpret dot mua se po flas…

    Vasili: Të ndërpres që ç’ke me atë punë ore, çfarë thua o Alket?!

    Hyseni: Kjo studio s’është e jotja është e topchannel.

    Vasili: Ou? E imja është, emsionin e drejtoj unë!

    Hyseni: Ps është ajo parti që…

    Vasili i ndërpret sërish

    Hyseni: Do më lësh të përgjigjem unë apo jo? Se latë të përgjigjen të gjitha pyetjet për PD.

    Vasili: Të gjitha le të përgjigjen.

    Hyseni: Retorikën e politikës le ta bëjnë në fushatë këta, jo në studio.