Ministrja Manastirliu teksa tregoi sot se procesi i vaksinimit për 650 mjekët dhe infermierët që kanë marrë dozën e parë do të vijojë, foli edhe per gjendjen e mjekut Pellumb Pipero.
Ndalur tek infektimi i mjekut Pëllumb Pipero pas dozës së parë, Manastirliu u shpreh se gjendja e tij është e mirë dhe shumë shpejt do të ketë lajme prej tij ndërsa shtoi se mjekët do të vendosin nëse ai do të marrë apo jo dozën e dytë.