Vjen lajmi i shumëpritur për të gjithë, Ministri Ahmetaj del urgjent para mediave dhe e bën publike

1239
0

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka dhënë sot lajmin e shumëpritur se në verën e 2022 nuk do të ketë mbetur më asnjë shenjë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Ahmetaj premton se asnjë nuk do të ngelet pa shtëpi nga të gjithë personat që tërmeti u shkatërroi banesat.

“Mendoj që  ky është  procesi dhe programi me shpejtësinë më të madhe krahasuar me çfarëdo lloj projekti dhe programi tjetër publik.

Mos harroni që  kjo që ndodhi me rindërtimin  është le të themi  e paprecedentë , nuk është se ka ndodhur  përpara ku të gjithë ne  të kopjonim  perse  një proces  të bërë dikur dhe në traditë  të ndiqnim të njëjtën rrugë . U bënë nga e para.

Deri në verën e 2022, ne do të kemi fshirë të gjitha dëmet e tërmetit dhe po të referohem, s’do ketë 0. Me institucione publike , me njësi individuale , me pallate, të gjitha, të gjithë qytetarët e vlerësuar si përfitues do të përfitojnë, nuk do ngelet asnjë njeri pa shtëpi. Asnjë”, thekon Ahmetaj.