Skip to content

“Shfaqi formë agresive, askush nuk u interesua”, sh.përthen gruaja e Arjan Harxhit: Në Turqi nuk e dërgoi shteti, Ju kam lene Zotin..

    Bashkëshortja e mjekut të njohur, Profesor Arjan Harxhit, doktoreshë Erjona Shehu ka reaguar sot në rrjetet sociale për të përgënjeshtruar lajmin se pas infektimit me Covid- 19 dhe rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, Harxhi u dërgua për kurim në Turqi nga Ministria e Shëndetësisë.

    Doktoreshë Erjona thekson në reagimin e saj se doktori, i cili mban njëkohësisht edhe postin e drejtorit të Spitalit COVID 3 (ish-kirurgjitë në QSUT), është dërguar në Turqi me shpenzimet e familjarëve të tij, madje zbulon se nuk ka pasur asnjë telefonatë interesi për gjendjen e tij shëndetësore, nga autoritetet shëndetësore.

    “Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi”, shkruan ndër të tjera mjekja Shehu.

    Më tej bashkëshortja e doktorit dhe Profesor Harxhit thotë se gjendja e tij u rëndua pasi shfaqi një formë agresive të Covid-19, për shkak të ekspozimit të madh ndaj virusit.

    Postimi 

    Te nderuar miq!

    Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.

    Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij.

    Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen.

    Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi.

    Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo.

    Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

    Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen!

    Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!