Epidemiologu i njohur britanik, Tim Spector, ka paralajmëruar për një simptomë të re të koronavirusit, që deri tani nuk ka rënë në syrin e ekspertëve. Bëhet fjalë për “gjuhën Covid”, siç e ka përcaktuar ai.
“Nëse ke ndonjë simptomë të çuditshme ose edhe dhembje koke apo lodhje, qëndro në shtëpi”, tha Spector.
Eksperti e ka shoqëruar mesazhin e tij me një foto të një rasti “gjuhe Covid”, ku shihet një gjuhë e njollosur.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë temperatura, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes apo shijes, lodhja, dhembja e kokës dhe dhembja e fytit.
Por, tani, sipas ekspertëve britanikë, “gjuha Covid” po vihet re gjithmonë e më shpesh.
One in five people with Covid still present with less common symptoms that dont get on the official PHE list – such as skin rashes. Seeing increasing numbers of Covid tongues and strange mouth ulcers . If you have a strange symptom or even just headache and fatigue stay at home ! pic.twitter.com/V04CiZNilK
— Tim Spector (@timspector) January 13, 2021