Skip to content

Italia hap dyert për 30 mijë punëtorë, ky eshte momenti i shumëpritur nga shqiptarët

    Itali ka njoftuar zyrtarisht ditën e sotme, hapjen e dyerve për 30 mijë punëtorë sezonale, përfshirë këtu edhe punëtorët nga Shqipëria.

    I ashtuquajturi “Dekreti i Flukseve për vitin 2018″ paraqet pothuajse të gjitha kuotat janë për punonjësit sezonalë nga jashtë, por edhë për ata që ndodhen në Itali dhe duan të konvertojnë lejen e qëndrimit.

    Ky dokument, i nënëshkruar nga Presidentit të Këshillit të Ministrave përcakton se kuota e përgjithshëm qytetarëve të BE-së që të hyjnë në Itali për punë sezonale dhe vetëpunësimin është plot 30,850 persona.

    Italia ka bërë të ditur se pranon edhe qytetarë që nuk janë pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian.

    E thënë ndryshe, të gjithë shqiptarët mund të aplikojnë për punë sezonale në Itali, edhe pse vendi ynë nuk është pjesë e BE-së.

    Dekreti bën të ditur se nevoja për punëtorë është e madhe dhe se personat e interesuar duhet të kenë marrë pjesë në kurset e formimit profesional në vendet e origjinës.

    Një pjesë e tij thotë se:

    Për vitin 2018, lejohen të aplikojnë edhe qytetarët që nuk jane pjesë e Bashkimit Evropian, për arsye të punësimeve sezonale dhe jo-sezonale por dhe vetë-punësimit.”
    Theksojmë se paraqitja e kërkesave nis nga 23 janari.

    Gjithashtu duke marrë parasysh nevojat e sektorëve specifik të prodhimit kombëtar, Italia zyrtare bën të ditur se kërkon punëtorë të pavarur për sektorë të veçantë biznesi dhe profesionistë.