Urgjente/ Ambasadorja Yuri Kim apel te rendesishem shqiptarëve: Është shumë urgjente..

1476
0

Ambasadorja amerikane ne Tirane, diten e sotme u ka bëre apel qytetarëve shqiptarë që të pajisen me karta identiteti në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim thekson se lëshimi i letërnjoftimeve të reja është pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore.

“Është shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi, mos prisni derisa të jetë tepër vonë. Merrni letërnjoftim të ri tani,  në mënyrë që të mund të votoni, më 25 prill”, shkruan Kim.