Jennifer Lopez është në prag të 50-ave, por mosngrënia e 3 ushqimeve e bën të duket 20-të

831
0

Mund të kaloni orë të tëra në Instagramin e Jennifer Lopez duke parë muskujt e barkut, këmbët, vithet, krahët dhe të vrisni mendjen, si ia bën kjo grua të duket kaq e bukur dhe e re, pavarësisht se është 47 vjeç.
Por një përgjigje ekziston dhe kjo është falë regjimit të rreptë në ushqim dhe ushtrim. Dritare.net ju tregon disa nga ushqimet që konsumon më shumë dhe ato që nuk i fut kurrë në gojë.

Vaktet e saj nuk kanë kurrë ushqim të përpunuar
Mbi të gjitha, pothuajse çdo gjë që Jennifer Lopez ha është organike. Një drekë tipike e saj përfshin salmon dhe një sallatë të mbushur me perime. Brokoli, speca dhe kungull (zucchini) të spërkatura me pak vaj, uthull të bardhë dhe erëza, është sallata e saj e preferuar, ashtu siç është sallata kale me djathë të freskët dhe fara të pjekura kungulli. Në drekë, ajo konsumon proteinë. “Më pëlqen mishi i derrit dhe pulës, sidomos i stilit portorikan!” është shprehur Lopez në një intervistë për UsWeekly.

Midis vakteve, ha pak, por shëndetshëm
Nëse do flasim për axhendën e Jennifer Lopez, pa diskutim që ajo ka një ditë tepër të ngarkuar. Por pavarësisht kësaj, ajo nuk ha midis vakteve hamburger, apo ndonjë ushqim tjetër të shpejtë, por merr fruta nga shtëpia: “Unë gjithmonë konsumoj ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime, të cilat i marr me vete kudo,” zbuloi ajo gjatë një interviste për revistën People.

Copa të vogla çokollate (chocolate chips) janë dobësia e saj
Kur Lopez-in e kap nepsi, çokollatat e vogla tek akulloret ose biskotat, janë kënaqësia e saj më e madhe. Këtë sekret e zbuloi i dashuri i saj, Alex Rodriguez për programin The View.

Ajo nuk i përmbahet vetëm një lloj ushtrimi
Ajo është Jennifer Lopez dhe sigurisht mund të mbajë dy trajnerë personalë. Kur është në Los Anxhelos, Lopez trajnohet me Tracy Anderson, i njohur për ushtrime të lirshme dhe jo tepër impenjative, por që fokusohen tek vithet dhe kofshët, ndërsa kur është në Nju Jork, Lopez trajnohet me David Kirsch, i famshëm për ushtrime të fuqishme si boks, shtytje etj. Ajo e pëlqen faktin që ata kanë dy qasje krejtësisht të ndryshme, pasi e ndihmojnë të mbajë në formë çdo pjesë të trupit.

JLo nuk fut në gojë këto tre gjëra
Të gjithë kemi nepse që nuk i rezistojmë dot, por Jennifer Lopez nuk ia jep vetes kënaqësinë të konsumojë këto tre gjëra: “Unë nuk pi alkool, duhan, apo kafe,” ka thënë ajo për UsWeekly. Në rastet e rralla që asaj i pëlqen kafeja, gjithnjë është pa kafeinë.
Ka një arsye pse lëkura e saj ende duket kaq e re
Dhe kjo është fraza që nënat thonë prej vitesh: “Unë rrallë herë ekspozohem në diell, por edhe nëse dal në diell, vendos shumë krem mbrojtës,” ka thënë Lopez për UsËeekly. Mos konsumimi i alkoolit dhe kafes është një tjetër arsye për të mbajtur një lëkurë të pastër dhe të freskët: “Ato me të vërtetë e shkatërrojnë lëkurën, me kalimin e moshës.”
Ja çfarë bën Jennifer për të vënë përfund nepsin
Proteina është numri 1,” ka thënë ajo për Hello!. “Më ngop dhe ndjehem e tillë për një kohë të gjatë”. Shumë herë Lopez kështu e fillon ditën. Ajo konsumon një pijë proteinike me pluhur hirre, manaferra, kos dhe mjaltë./dritare.net