Ekzekutoi gjyqtaren shkodrane pa pikë mëshire, tani edhe ish burrit i vjen lajmi i hidhur

683
0

Ish- burri i gjyqtares së vrarë, Fildeze Hafizi, e cila u ekzekutua ne mes te rruges prane shtepise, rrezikon burgim te perjetshem.

Fadil Kasemi, personi i vënë nën akuzë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, nuk do të përfitojë gjykim të shkurtuar.

Në seancën e parë për ngjarjen që tronditi vendin, u prezantua aktekspertimi mjeko-ligjor psikik për gjendjen shëndetësore të Fadil Kasemit. Kasemi del i përgjegjshëm në momentin që ka ndodhur vrasja, por edhe pas saj.

Me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Kasemi nuk përfiton gjykim të shkurtuar, për shkak të veprës së rëndë penale. Ai tashmë rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, deri më tani, Kasemi nuk ka shfaqur ende asnjë pendesë për krimin e 31 gushtit të vitit që lamë pas. Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë.

Ajo po kthehej në shtëpi, kur ish-i shoqi iu shfaq befas dhe e qëlloi me armë zjarri. Më pas, ai tentoi të largohej nga vendngjarja duke ndalur një drejtues fugoni, por u prangos nga Policia.

Ngjarja është cilësuar si e paralajmëruar, pasi rreth një vit para saj, Fadil Kasemi kishte kërcënuar me armë ish-bashkëshorten te “Shkëmbi i Kavajës”. Në atë kohë, gjyqtarja arriti ta bindte Kasemin që të mos e qëllonte.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka bërë të gjitha përpjekjet që të transferohej si gjyqtare diku afër Tiranës për shkak se ndihej e kërcënuar, por kërkesa e saj u hodh poshtë nga KLD-ja, e cila e caktoi në Shkodër, rrethi më i largët që ajo kishte kërkuar.