“Etilda Gjonaj merr postin e ministres se Brendshme, Agim Ismaili ministër Drejtësie”, parashikimi i gazetarit

637
0

Gazetari Bledi Mane, në një postim në rrjetet sociale, ka bërë një parashikim se brenda qeverisë Rama 2, do të këtë ndryshime në kabinetin ministror.


Mane shkruan, se Ministrja aktuale e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj-t.



Më tej, gazetari shkruan se në vend të Gjonajt do të vijë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.

Sipas tij, kryeministri Rama po pret miratimin e Ambasadës Amerikane, më pas t’i dërgojë në Kuvend dhe Presidencë emrat e dy ministrave të rinj.

Postimi i Bledi Manes

Pritet vetëm dakortësimi nga Ambasada Amerikane e Tiranës që kryeministri Edi Rama të propozojë e më pas të çojë në Parlament e në Presidencë emrat e dy ministrave të rinj. Ka zgjedhur një shpërndarje ekstreme gjeografike mes përmetares Etilda Gjoni, Ministre aktuale e Drejtësie dhe tropojanit Agim Ismaili, Drejtor të Përgjithshëm Burgjesh. Njëkohësisht dy të lartpërmendurit janë dy prej zyrtarëve më të besuar të diplomacisë ndërkombëtare në Shqipëri.