Hipoteza nën studim parashikon kontrolle më të mëdha dhe futjen parakohe te shtetrrethimit, si dhe mbyllje të bareve dhe restoranteve, gjatë pushimeve dhe para pushimeve
Qeveria Conte po vlerëson një shtrëngim të masave anti-Covid gjatë festave dhe para pushimeve. Ideja është që të bëhet e gjithë Italia një zonë e kuqe ose portokalli, ndërsa lejon një lehtesim specifik për komunat e vogla.
Hipoteza që po studiohet parashikon miratimin e rregullave homogjene në të gjithë Italinë, me një shtrëngim të dispozitave siç njoftohet gjithashtu nga Merkel në Gjermani, për të shmangur valën e tretë. Takimi i dites se sotme mes eksperteve dhe qeverise do te qartesoje me shume vendimin.