Autoritetet e Portit të Durrësit njoftojnë se të gjitha udhëtimet e ditës së sotme janë anuluar. Ky vendim sipas tyre vjen pasi në Itali data 08 dhjetor është festë zyrtare. Ndërkohë, lëvizjet e tjera me traget Bari-Durrës dhe anasjelltas janë të lejuara.
“Njoftohen të gjithë pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë nga Porti i Durrësit drejtë Italisë(anasjelltas) se:
Në datat 7, 8 dhe 9 dhjetor 2020, ka ndryshime të grafikut të trageteve Durrës-Bari-Durrës (pasi në Itali dt.08.12.2020 është festë zyrtare).
Me poshtë vijon grafiku i ndryshuar për ditët e lartpërmendura:
E hënë dt. 07.12.2020:
– Durrës-Bari (Aurelia), anulohet .
– Bari-Durres (Francesca), anulohet.
E martë, dt. 08.12.2020:
– Durrës-Bari (Aurelia) nisja ora 22.00.
– Durrës-Ankona (Claudia) mberritja ora 11.00, nisja ora 19.00.
E mërkurë, dt. 09.12.2020
– Durrës-Bari (Francesca) mberritja ora 08.00, nisja ora 22.00.
E enjte, dt.10.12.2020:
– Durrës-Bari (Aurrelia) mbërritja ora 08.00, nisja ora 22.00.
E premte dt.11.12.2020:.
– Durrës-Bari (Francesca) mberritja ora 08.00, nisja ora 22.00.
– Durrës-Ankona (Claudia) mberritja ora 10.00, nisja ora 17.00”, thuhet në njoftim.