Skip to content

Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat kufizuese, ja cfare u vendos per ditet ne vijim

    Komiteti Teknik i Ekspertëve diten e sotme në një deklaratë për mediat tha se do të vijojnë pa afat masat e marra kufizuese më parë për ndalimin e përhapjes së COVID-19.

    Do të vazhdojë:

    Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura

    Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

    Të ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”

    Do të vijojë:

    Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, përjashtim emergjencat dhe rastet e punës.

    Kufizimi i bareve, restoranteve përvec shërbimeve delivery

    Administrata me punën në shtëpi.

    Mësimi online në universitete.

    Mësimi i alternuar në shkolla.