Shabani, Soko, Hajdari.., ja kush jane personazhet e tjere te njohur, pjese te Nismes Thurje

432
0

Pasditen e djeshme nisma “Thurje” prezantuoi skuadrën dhe programin me të cilën do të prezantohet në zgjedhjet e ardhshme.

Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi i të gjithë shqiptarëve. Ajo thotë se Shqipëria është një vend i pasur me burime natyrore, por i vjedhur.

Sipas Hajdarit shpresa është nisa “Thurje”, duke i ftuar shqiptarët të bëhen pjesë e saj.

“Ne themi pse është e pasur Norvegjia dhe ne jo, si mund të jetë i varfër një vend me dy dete? Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot.

Shqipëria nuk është aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara.

 Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro, shpresa është në këtë sallë sot. Shpresa është te bashkimi sot. Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Ndaj po ju shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot”, tha Hajdari.

Takimi u zhvillua online, nëpërmjet platformës Zoom. Disa nga folësit ishin, Endrit Shabani, Panajot Soko, Gerta Loku, Artan Koni, Denisa Dizdari, Napolon Laska, Senera Hoxha, Kristaq Bezgo, Shahin Baramaj, Ergest Lekdushaj dhe Amel Pervizi.