Vazhdon të perkeqesohet situata koronavirusit në Greqi.
Me mijëra të persona infektuar raportohen në dittë e fundit, Greqia po kalon një valë të dytë të nxehtë të Covid.
Mediat greke bëjnë me dije se vetëm në pak orë 13 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Kjo situatë e rënduar ka bërë që qeveria greke të marrë vendimin për të mbyllur shkollat dhe kopshtet deri më 30 nëntor.
Më herët ishte paralajmëruar të mbylleshin vetëm shkollat e ciklit fillor dhe kopshtet.
Është marrë vendimi që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të muajit për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas kishte parashikuar mbylljen e arsimit fillor, duke thënë se nëse do të duhej të mbylleshin, qeveria do ta bënte atë.