Greqia është dorezuar para koronavirusit pasi kapacitetet shendetesore e kanë të pamundur për të përballuar fluksin ne rritje të të infektuarve. Keshtu autoritetet nuk kanë qëndruar në pritje, por kanë marre vendimin ekstrem.
I gjithe vendi do futet zyrtarisht në izolim. Kjo u njoftua pak minuta më parë nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Izolimi nis ditën e shtunë, dhe pritet të zgjasë së paku deri më 30 nëntor.
Kryeminisstri Mitsotakis u shpreh se masat do të jenë të njëjta si në mars, përveç faktit se nuk do të mbyllen shkollat fillore.
“Mbyllja do të jetë e njëjtë si në mars, por me një ndryshim të vogël me marsin, pasi shkollat fillore do të jenë hapur“, tha Mitsotakis, duke theksuar ndërkohë se mësimi në gjimnaze dhe universitete do të bëhet online.
Duke nisur nga e shtuna, grekëve do t’i duhet të dërgojnë një SMS për të dalë nga shtëpia për të bërë blerje jashtë, ndërsa marketet dhe farmacitë do të jenë hapur.