“Po vjen Cunami”, mjekët italian japin alarmin, thirrje qeverisë Conte: Ja çfarë pritet

4455
0

Mjekët italianë i kërkuan qeverisë Conte të vendosë masa më te ashpra për të frenuar përhapjen e vi rusit, nga fr ika e një “cu nami” në spitalet e vendit, raporton The Guardian.

Qeveria e Giuseppe Conte po punon për një “iz olim të lehtë” për të shmangur paralizimin e vendit, tha Sandra Zampa, nënsekretare e ministrisë së Shëndetësisë, para një takimi me krerët rajonalë për të arritur një marrëveshje për i zolim vetëm të rajoneve të prekura më së shumti.

Masa të tjera të mundshme, përfshijnë një shtetrr ethii në të gjithë Italinë nga ora 21:00 e mbrëmjes, ndalimin e udhëtimeve mes rajoneve me r rezik, mbylljen e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe mbylljen e muzeve.

Për javë të tëra, mjekët dhe shkencëtarët, përfshirë ata që këshillojnë ministrinë e shëndetësisë, i kanë kërkuar qeverisë të miratojë masa më të ashpra ndërsa inf eksionet po rriten me shpejtësi dhe situata në spitale po bëhet kr itike.

“Shqetësimi ynë është se kjo valë e dytë nuk do të jetë një ‘stuhi’, por një cu nami që mund të mbingarkojë sistemin shëndetësor kombëtar,” shkroi Filippo Anelli, presidenti i shoqates italiane të mjekëve, të martën në Facebook.

“Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë nga qeveria masa më agr esive”, tha ai.

Anelli theksoi se shtretërit në spitale po mbusheshin me pacientë të inf ektuar me Covid-19, duke zvogëluar aftësinë e sistemit shendetesor për të garantuar kujdes për pacientët me semundje te tjera.

“Nëse vazhdojmë të ecim kështu, situata mund të dalë ja shtë kontrollit,” shtoi ai.