E padëgjuar, deputeti i PS del kunder vendimit të Ramës

673
0

Përballja midis Qeverisë dhe futbollit shqiptar ka arritur në një pikë kulmore, dhe si rezultat konkret ka patur bojkotin që po bllokon fillimin e kampionateve.

Deputeti socialist, Fidel Yllit ka befasuar të gjithë pasi i ka kërkuar Qeverisë Rama të hapen bastet sportive.

“Të hapen bastet sportive, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo”, tha Fidel Ylli.