Ditëve me diell i erdhi fundi, ja kur rikthen reshjet e shiut dhe shtrëngatat

1073
0

Ditëve të bukura me diell duket se i erdhi fundi, pasi gjatë kësaj fundjave mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtune, në oret e para dhe gjatë pjesë së parë të ditës, do të nis me diell, por vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës, më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet e shiut do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet.

Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.