Kur do hapen kufijtë e BE per Shqiperine? Ambasadori Soreca jep lajmin e keq

1430
0

Ambasadori Luigi Soreca ne nje interviste per Euronews tregoi se nuk parashikohet që të paktën në 2-3 muaj e ardhshëm të kemi hapje të kufijve në zonën Schengen. Soreca theksoi se, Shqipëria është nën nivelin e minimumit të infektimeve për 100 mijë banorë.

“Mendoj që është një proces tejet teknik dhe çdo dy javë në Këshill në Bruksel jepen raportime se si është gjendja dhe bëhet një vlerësim. Shqipëria për momentin është nën atë nivel të përcaktuar për në Evropë.

Muajt e ardhshëm do të jetë kritikë. Ndoshta nuk do të ketë ndryshim për 2-3 muajt e ardhshëm për arsye sepse parashikimet në Europë janë sërish jo në atë drejtim që do të dëshironin të shihnim. Kështu që ishte e vështirë që politikbërësit të merrnin vendim për rihapjen e kufjeve të zonës Schengen.  

Qasja pa viza është mbajtur dhe me që ra fjalë me 15 dhjetor do të festojmë 10-vjetorin e liberalizimit të vizave dhe dua të them që kjo nuk ka qenë asnjëherë në pikëpyetje për Shqipërinë. Është një zgjidhje e përkohshme dhe një problem që ka lidhje me situatën dramatike në vendet anëtare të BE”, deklaroi ambasadori.