Bill Gates tregon cili është trajtimi më i mire për të mposhtur koronavirusin

511
0

Trajtimi që mori presidenti amerikan Donald Trump me antitrupa monoklonale, mund të jetë mënyra më efektive për trajtimin e koronavirusit, tha themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Të premten e kaluar, Trump mori një perzierje antitrupash, i prodhuar nga kompania e bioteknologjisë Regeneron që përfshinte antitrupa monoklonalë.

Regeneron dhe kompania farmaceutike Eli Lilly&Co, kanë aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, për të marrë autorizimin e përdorimit emergjent të produkteve të tyre të antitrupave monoklonale.

Të dhënat e hershme nga provat klinike, tregojnë për një ulje prej 60% të të të shtruarve në spital, tha Gates. Ai shtoi se kompania shpreson të jetë në gjendje të trajtojë pacientët me doza shumë të ulëta të proteinave të inxhinierisë laboratorike.

Gates, tha, po ashtu, se trajtimet monoklonale mund të jenë shumë më të lira se sa formulat që përdoren tani për të trajtuar kancerin, artritin reumatoid dhe sëmundje të tjera, që mund të kalojnë qindra-mijëra dollarë në vit, parashikoi Gates.

“Kjo ka qenë gjithmonë kategoria më premtuese terapeutike,” tha Gates për CNN.

 “Të dhënat e hershme duken mjaft të mira. Nëse gjithçka shkon mirë, kostoja e kësaj ndërhyrje mund të jetë vetëm disa qindra dollarë ose edhe nën 100 $,” tha Gates.

Gates tha se fondacioni i tij “Bill & Melinda” kishte investuar në prodhimin e monoklonaleve.

Lidhur me pohimin e Trump se trajtimi i Regeneron që iu dha javën e kaluar e kishte shëruar atë, Gates mendon se është paksa e ekzagjeruar.

Trajtimi me antitrupa monoklonale, si ai që mori presidenti Donald Trump, mund të jetë mënyra më efektive për trajtimin e koronavirusit, tha themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Të premten e kaluar, Trump mori një koktejl antitrupash, i prodhuar nga kompania e bioteknologjisë Regeneron që përfshinte antitrupa monoklonalë.

Regeneron dhe kompania farmaceutike Eli Lilly&Co, kanë aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, për të marrë autorizimin e përdorimit emergjent të produkteve të tyre të antitrupave monoklonale.

Të dhënat e hershme nga provat klinike, tregojnë për një ulje prej 60% të të të shtruarve në spital, tha Gates. Ai shtoi se kompania shpreson të jetë në gjendje të trajtojë pacientët me doza shumë të ulëta të proteinave të inxhinierisë laboratorike.

Gates, tha, po ashtu, se trajtimet monoklonale mund të jenë shumë më të lira se sa formulat që përdoren tani për të trajtuar kancerin, artritin reumatoid dhe sëmundje të tjera, që mund të kalojnë qindra-mijëra dollarë në vit, parashikoi Gates.

“Kjo ka qenë gjithmonë kategoria më premtuese terapeutike,” tha Gates për CNN.

 “Të dhënat e hershme duken mjaft të mira. Nëse gjithçka shkon mirë, kostoja e kësaj ndërhyrje mund të jetë vetëm disa qindra dollarë ose edhe nën 100 $,” tha Gates.

Gates tha se fondacioni i tij “Bill & Melinda” kishte investuar në prodhimin e monoklonaleve.

Lidhur me pohimin e Trump se trajtimi i Regeneron që iu dha javën e kaluar e kishte shëruar atë, Gates mendon se është paksa e ekzagjeruar.

“Termi “shërim” është paksa e ekzagjeruar”, tha Gates duke qeshur. “Kjo e bën të tingëllojë sikur funksionon për të gjithë dhe kështu i gjithë shqetësimi për këtë sëmundje do të zhduket dhe kjo është gjëja e fundit për të cilën duam që njerëzit të mendojnë.”