Tërmeti i fundit, sizmiologu Koçi sqaron cfare po ndodh

867
0

Gjatë orëve të fundit ne vendin jane regjistruar disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme. Sizmiologu Rexhep Koçi, u shpreh se qytetarët nuk duhet të frikësohen për këto lëkundje sizmike, pas janë thjesht paslëkundje.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nëntorit është e natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme. Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3.

Nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve”, tha sizmiologu Koçi për Ora News.

Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm disa tërmete jane regjistruar ne vend. Ministria e Mbrojtjes njoftoi  se orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit. Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.