Skip to content

Largimi i regjisorit Altin Basha nga Portokalli, Jul Deda: Më në fund ia arrite qëllimit ..

    Ikja e regjisorit Altin Bashës nga spektakli i humorit Portokalli, ka qenë një prej lajmeve më të komentuara.

    Basha lë pas 17 vite punë si drejtues i spektaklit të humorit, për tu zëvendësuar nga regjisori i ri Indrit Çobani.

    Lidhur me këtë largim ka reaguar aktor i humorit Julian Deda, i cili ka bashkëpunuar vite më parë me të, si pjesë e Portokalli.

    Deda ka shkruajtur në rrjetet sociale, “Bravo Altin, pas 17 vitesh eksperiencë pune si regjisor, më në fund ja arrite qëllimit, u bëre asistent regjisor. Hallall plako”.

    Juli i ka shprehur prej kohësh pakënaqësitë me Bashën dhe tashmë largimi i tij si regjisor i spektaklit, duket se e ka kënaqur.