Erdhi vjeshta e vertete, ja si pritet te mbyllet muaji shtator

521
0

Temperaturave verore u erdhi fundi. Java e fundit e shtatorit shënoi fillimin e vjeshtës së vërtetë. Termometri shënoi një ulje prej 10 gradësh ndërsa i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut. Në zonat  urbane veçanërisht ato në perëndim të vendit  pati shtrëngata te shkurtra  duke shkaktuar përmbytje të pjesshme.

Meteorologët thonë se sasia e reshjeve të rëna gjatë natës varioi nga 30 në 40 mm shi. E diela përmirësohet dukshëm dhe  reshjet e shiut priten vetëm në disa zona të izoluara. Por situata sinoptike do të ndryshojë, duke u gdhirë e hëna.

Sinoptikanët parashikojnë  reshje te dendura në të gjithë vendin, ku nuk përjashtohen përmbytjet  në zona të caktuara.  Muaji shtator do të mbyllet  i lagësht dhe me mot të freskët. Ditët e para të tetorit do të rikthejnë temperaturat  shumë pranë 30 gradëve, por kjo situatë sipas meteorologëve do të jetë e përkohshme dhe jo më shumë se 10 ditë.