Vjen paralajmerimi i keq i OBSH-së për koronavirusin, kjo nuk pritej, ja cfare pritet te ndodhe..

919
0

Në te gjithe botën, numri i jeteve te humbura nga koronavirusi mund të arrijë deri në 2 milionë, së paku deri në gjetjen e një vaksine kundër Covid-19. Ky është paralajmërimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Shefi i emergjencave pranë OBSH-së thotë se shifrat mund të jenë akoma edhe më të larta nëse nuk do të ndërmerret një aksion ndërkombëtar.

Gati 1 milion persona kanë humbur jetën deri ne keto momente në mbarë botën që nga nisja e pandemisë në dhjetor të vitit të shkuar në Kinë, teksa numri i rasteve të të infektuarve ka arritur në 32 milionë.

Deri më tani, SHBA, India dhe Brazili kane raportuar numrin më të lartë të rasteve, me 15 milionë të tilla. Por, rritja e shifrave ditët e fundit në Europë ka rritur frikën për një valë të dytë të pandemisë, që mund të shoqërohet me një karantinë të dytë në shumë shtete.