Skip to content

Parashikimi i motit per fundjaven: Rrebeshe shiu, ja qytetet që rrezikojnë përmbytje

    Vendi yne sipas parashikimeve te sinoptikaneve do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rebesheve.

    Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

    Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 23°C.

    Era do të fryejë në drejtim Jugperendimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5-6 ballë.

    Ndersa në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C deri në 18°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 20°C.