Dita e marte ka regjistruar një rënie të lehtë për Euron e cila është blerë me 123.7 lekë dhe është shitur me 124.2 lekë.
Nderkohe, Dollari amerikan ndërkaq është forcuar në raport me një ditë me parë me 0.7 pikë duke u shitur këtë mëngjes me 105.2 lekë dhe duke u blerë me 105.9 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Sipas kursit të këmbimit vendas, Paundi britanik ka vijuar edhe sot të humbasë sërish pikë nga dita e djeshme teksa blihet me 134.2 lekë dhe shitet me 135.5 lekë, duke zbritur kështu me 0.4 pikë.
Franga zvicerane ka fituar pikë gjithashtu këtë të martë pasi me një rritje prej 0.2 pikë nga dita e djeshme është blerë sot me 114.4 lekë dhe është shitur me 115.2 lekë.