Mjekët ne vendin tone kanë vënë re se në këtë periudhë është ulur agresiviteti i virusit dhe në qarkullim janë 7 mutacione te tij.
“Mbi 80% e rasteve paraqiten me temperaturë 37.5-38. Kohëzgjatja është dy deri tre ditë ose maksimumi pesë ditë. Ka raste kur u mungon shija ose nuhatja, por nuk shfaqin shenja të tjera pulmonare. Kemi vënë re dhe prekje te aparatit tretës të shoqëruara me diarre. Edhe nga studimet e fundit theksohet se janë 6-7 mutacione të virusit gjë që shpjegojnë këto forma të tij. Duket çudi sot kur në familje një është i sëmurë dhe nuk sëmuret dikush tjetër. Pra kjo tregon pafuqinë e virusit”, u shpreh Brataj.
Shefi i Urgjencës Kombëtare tregon për A2 se ka rënie të infeksionit dhe rasteve të rënda gjë që është reflektuar në numrin e thirrjeve drejt 127. Vetëm 24 orët e fundit kanë raportuar 300 persona për shqetësime për koronavirus, nga 600 që ishin më parë thirrjet ditore. Për Skënder Bratajn në uljen e virulencës kanë ndikuar temperaturat e larta dhe detyrimi i protokolleve mbrojtëse.
“Në verë jetojmë të gjithë jashtë, në ambiente të hapura, ku përqindja e virusit është e ulët. Temperaturat e larta ndikuan në uljen e virulencës si dhe marrja e masave dha efekte pozitive në parandalimin e përhapjes së infeksionit”, tha Brataj.
Por me hapjen e shkollave dhe rikthimin në punë pas pushimeve, parashikohet rritje e infektimeve. Nga specialistët ende nuk dihet se si do të jetë sjellja e koronavirusit në dimër në mbivendosje me gripin e stinës.
Sa i përket shqetësimit në popullatë për vde kjet në moshat aktive, Skënder Brataj tregon disa nga arsyet që çojnë 40–50 në humbje jetë.
“Moshat më të papërmbajtura janë adoleshentët, por prindërit e tyre janë 40-60-vjeçarët. Ata e çuan infeksionin në banesë. Për sëmundshmërinë ne dimë që veç faktit që je i sëmurë, stilit të jetesës, ushqyerjes, faktor i rëndësishëm është dhe gjenetika, nëse jemi apo jo të predispozuar për t’u prekur nga disa sëmundje”, shtoi Brataj.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare iu bën thirrje qytetarëve që protokollet mbrojtëse t’i bëjnë pjesë të jetës pasi koronaviriusi do të bashkëjetojë gjatë me ne.