Humbi 42 kg, ish deputeti Eduart Ndocaj tregon si ndodhi ndryshimi drastik

1287
0

Ish-deputeti i PS per qarkun e Lezhes, Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si “Kaubojsi”, ka bërë së fundmi një ndryshim drastik, duke zhdukur barkun e rrumbullakosur.

I ftuar diten e sotme në ABC e Mëngjesit, ai ka treguar se si ndodhi ky transformim gjatë katër muajve të fundit.

Ndocaj është shprehur se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale, gjithashtu mban dhe një diet drastike.

Ai gjithashtu tregoi edhe një histori plot humor se si miqtë e tij nga Italia e kishin ngatërruar me të vëllain.

“Kam humb 42 kg nga data 20 janar deri tani, katër muajt e para është rënia drastike, pastaj më e ngadaltë. Mbipesha është problem kryesor që mora këtë vendim. Ishte e papërballueshem.

Kam bërë ndërhyrje dhe është një diet drastike që e mbaj gjithmonë.

Erdhën ca miq nga Trisete në Milano, kishim gati 3 vite që nuk takoheshim dhe më pyetën kur vjen vëllai. Është në punë dhe vjen vonë. Duam të bëjmë një foto me deputetin. Atë 120 kg, e gjeni në  foto i thash.  Nuk dua të përdor atë që thotë kryeministri, por është rilindje.

Tani mund t’i bëj pothuajse të gjiitha, lidh edhe këpucët. Më përpara i merrja një numër e gjysëm më të madh”, tha Ndocaj