Imunologu fitues i çmimit Nobel: “Nëse jemi të matur, një izolim i ri nuk do të nevojitet”

394
0

Imunologu dhe cmimi i Nobelit në Mjekësi, Jules Hoffmann, është optimist për betejen kundër koronavirusit. “Nëse jemi të kujdesshëm, nuk do të ketë nevojë për një izolim të ri,” tha ai. Për imunologun: virusi do të vazhdojë të qarkullojë derisa të vaksinohet popullsia. “Unë mendoj se deri në fund te vitit – tha ai – do të jete gati, por do të bëhet e disponueshme në fund të vitit 2021”.

“Unë nuk do të flisja për valën e dytë. Në Kinë vala e dytë nuk ndodhi, për shembull”, shtoi ai gjatë një konference në Milano. Në rihapjen e shkollave, Hoffmann u dha besim kolegëve të tij dhe, në çdo rast, kujtoi “fëmijët janë më pak të ndjeshëm ndaj infeksionit sesa të moshuarit”.