Skip to content

Nje dite para takimit me kryeministrin grek, Rama publikon foton me presidentin turk Erdogan dhe ja cfare shkruan

    Kreu i qeverise, Edi Rama publikoi një foto në facebook nga takimi i tij i fundit informal në Turqi me presidentin Erdogan.

    Kreu i qeverisë shkruan se takimi me Erdogan u bë në rezidencën e tij verore në Marmaris.

    Rama shkruan se bisedoi me presidentin turk për marrëdheniet mes dy vendeve dhe në mënyrë të vecante fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19.

    Pjesë e diskutimit informal Rama-Erdogan ka qënë edhe situate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e fuqizimit të ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor

    Takimi me Erdogan vjen në një kohë që Greqia dhe Turqia janë në kulmin e tensioneve diplomatike mbi kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdheun Lindor.

    Po ashtu te marten ne mbremje, Rama pritet te takohet edhe me homologun grek Micotakis.