Turqia bën lëvizjen e papritur, mediat greke ngrene alarmin! Kërkohet ndihmë urgjente nga Franca

533
0

Një lëvizje e papritur në brigjet e Qipros dhe Rodosit eshte bere nga Turqia duke njoftuar dërgimin atje të anijeve të saj ushtarake e duke forcuar kështu pozicionin e saj në terren.

Mediat greke i kanë dhënë jehonë kësaj levizje të Turqise në det dhe shkruajnë se gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë. Anijet ushtarake te Turqie në jug të Rodosit po mbështesin anijen kërkimore “Oruç Reis”.

Ndërkohë që shteti grek përpiqet të gjejë më shumë aleatë duke patur në krah presidentin e Francës, po synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim. kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës, e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”.

NATO i ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët. BE është duke i bërë presion Turqisë që të ulë tensionet, ndërsa NATO është disi më e ekuilibruar duke synuar uljen e tensioneve në rajon.