Çfarë po ndodh në Itali? Dalin të dhënat e fundit, rriten rastet e reja me Covid

459
0

Sipas të dhënave te publikuar nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë regjistruar 14 jete te humbura nga koronavirusi (dje ishin 10).

Totali i humbjeve te jeteve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 577

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1434 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1370) për një total prej 281.587 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 471 të shëruar, për një total prej 211 272 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 218 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i jeteve te humbura në rajon ka shkuar në 16 891 kurse totali i rasteve pozitive është rritur në 102 303 që prej fillimit të pandemisë