Rregullat e reja që do të vihen ne zbatim këtë muaj në Gjermani.
Nga pagesat bonus për prindërit, deri te zbatimi më i ashpër i maskave të fytyrës, janë këto disa ndryshime që do të ndodhin në Gjermani.
Rritja e pagës minimale për punë të përkohshme
Pagat minimale për punë të përkohshme (Zeitarbeit) do të rriten. Në Gjermaninë perëndimore, pagesa për orë do të rritet nga 9,96 € në 10,15 euro.
Në shtetet lindore gjermane – përfshirë Berlinin – punonjësit e përkohshëm do të paguhen me 9,88 € në vend të 9,66 €. Një rritje e mëtejshme në 10.10 € do të bëhet në tetor.
Nuk ka teste falas të koronavirusit për disa udhëtarë
Duke filluar nga 15 shtatori, udhëtarët që kthehen nga vendet që nuk janë zona të rrezikuara (siç përcaktohen në mënyrë të vazhdueshme nga Instituti Robert Koch) nuk do të lejohen më të bëjnë një test falas të koronavirusit.
Më shumë inspektime për maska në trena
Nga shtatori e tutje punonjësit e ndërmarrjes gjermane të trenave ‘Deutsche Bahn’ do të kontrollojnë më nga afër nëse njerëzit mbajnë maska në trena dhe në stacione.
Deri më tani, Deutsche Bahn, në bashkëpunim me Policinë Federale të Gjermanisë, ka kontrolluar rregullisht në 60 trena.
Tani ata duan të dyfishojnë numrin e inspektimeve dhe të kontrollojnë rreth 120 trena në ditë.
Në të njëjtën kohë, rregullat se kur paguhet një çmim i parë i lotarisë për “6aus49” gjithashtu do të ndryshojnë.
Një bonus për fëmijët dhe prindërit e tyre
Prindërit në Gjermani do të marrin pagesën e parë të Kinderbonus prej 200 € në shtator, nga gjithsej 300 €.
Kërkesa për maska në më shumë shkolla
Bavaria dhe Baden-Württemberg janë të fundit nga 16 shtetet e Gjermanisë që kthehen në shkollë në shtator. Dhe të dy shtetet po kërkojnë që nxënësit të mbajnë një maskë – megjithëse në Bavari kjo vlen në klasë dhe në Baden-Württemberg jashtë klasës, shkruan thelocal.de.