Paralajmërimi i forte i OBSH-së: Kthimi i nxënësve në shkolla dhe qytetarëve në punë do te..

488
0

Heqja e masave kufizuese pa vënë nën kontroll pandeminë do të ishte recetë për katastrofë, paralajmëron kreu i OBSH-së, Tedros Adanaom Gebrejesus.

Gjatë një konference virtuale, ai tha se kthimi i nxënësve në shkolla dhe qytetarëve në punë duhet të ndodhë, por në mënyrë tejet të kujdesshme e të sigurt: “Asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar. Realiteti është se koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Ai mund të jetë fatal për njerëz të moshave të ndryshme. Nëse vendet janë serioze në qëllimin për t’u rihapur, duhet të jenë serioze edhe në frenimin e transmetimit dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”.

Kreu i OBSH-së shtoi se sa më shumë kontroll të kenë ndaj virusit, aq më shumë do të mund të rihapen vendet. Sipas Gebrejesus, janë disa gjëra thelbësore që duhen bërë: parandalimi i jeteve te humbura duke mbrojtur grupet më të cenueshme, mbajtja e maskës, respektimi i distancimit social dhe larja e shpeshtë e duarve, reagimi i vendosur i qeverisë për gjetjen, izolimin, testimin e rasteve, gjurmimi dhe izolimi i kontakteve.  

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 25 milionë njerëz janë prekur nga COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa jetet e humbura i kanë tejkaluar 850 mijë.