Skip to content

Policia po shkon “derë më derë” në shtepite e të prekurve me Covid-19 (VIDEO)

    Policia e Shtetit ka vijuar intensivisht punën për monitorimin e zbatimit të masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Kontrollet kanë vijuar në lokale, restorante, disko, në markete, minimakete e kudo ku ka grumbullime të qytetarëve si dhe në banesat e të prekurëve me COVID-19, me qëllim zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm.

    Gjithashtu në njoftimin për mediat Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse, distancimi social, higjena dhe vendosja e maskës, janë tre elementët më të mirë për tu mbrojtur nga COVID-19

    Njoftimi i policisë

    Frikë JO! Kujdes PO!

    Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin krahas përmbushjes së detyrave funksionale, vijojnë intensivisht punën për monitorimin e zbatimit të masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Në zbatim të aktit normativ, kontrollet kanë vijuar në lokale, restorante, disko, në markete, minimakete e kudo ku ka grumbullime të qytetarëve.

    Kontrollet vijojnë pandërprerë edhe në banesat e të prekurëve me COVID-19, me qëllim zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm.

    Ndërkohë, herë pas herë në ambientet e strukturave të Policisë bëhen dezinfektime, si dhe zbatohet me rigorozitet mbajtja e maskave.

    Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.

    Distancimi social, higjena dhe vendosja e maskës, janë tre elementët më të mirë për tu mbrojtur nga COVID-19, respektoi dhe ti në funksion të mbrojtjes së jetës.

    Mbrohuni dhe denonconi në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast që konstatoni në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e COVID-19.