Pas tamponit të 19, serish pozitive, e heqin dhe nga puna pas 170 ditësh karantinë

533
0

Pas mbi 5 muaj dhe 19 tamponësh është ende pozitive me koronavirus. Kjo është historia e rrallë dhe e dhimbshme në këto kohë pandemie e 49 vjeçares Nada e cila jeton në San Giovanni di Colonnella dhe prej 170 ditësh qëndron në karantinë që kur zbuloi në 13 mars se ishte e prekur nga virusi.

Gjithë këto ditë në shtëpi i kushtuan asaj dhe heqjen nga puna në supermarket. “Nuk ndihem mirë dhe tani janë me e inatosur. Shpresoj që ku makth të përfundojë njëherë e përgjithmonë”, deklaron 49 vjeçarja për mediat italiane.

“Tani do të më dërgojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do më informojnë nëse jam e përshtatshme për t’iu nënshtruar kurimit me plazmë hiperimune. Isha atje dhe javën e kaluar. Shpresoja se do të fillonin menjëherë trajtimin, por iu nënshtrova vetëm disa vizitave dhe analizave. Shpesh herë më duke sikur është një ëndërr e keqe”, shton ajo.

Përveç stresit dhe sëmundjes Nata tashmë përballet dhe me heqjen nga puna. Fatmirësisht gruas i është premtuar një vend tjetër punë falë zemërgjerësisë së titullarit të supermarketit.

Mes të tjerash, për shkak të koronavirusit, Nada nuk ishte e pranishme as në funeralin e nënës së saj dhe dasmën e vajzës.