Po punonte tokën perballe kalase, bujku nga Tepelena bën zbulimin e jetës

1196
0

Një bujk nga Tepelena ka bërë zbulimin e jetës. Duke punuar tokën me zetor, ai hasi një pllakë varri të lashtë, i cili kishte brenda disa enë të cilat mund të konsiderohen thesare arkeologjike.

Gjithashtu brenda ndodheshin edhe monedha të çmuara. Ai njoftoi profesor Ethem Rukën për thesarin e gjetur, që mesa duket i takon shekullit te 3-të e të 2-të para lindjes së Krishtit.

Ish-ministri i Arsimit ka reaguar menjëherë në facebook, duke dhënë alarmin se trashëgimia jonë kulturore duhet mbrojtur dhe shpëtuar me patjetër.

Postimi i Rukës

TE SHPETOJME TRASHEGIMINE TONE ARKEOLOGJIKE NE TURAN TE TEPELENES! ESHTE URGJENTE!

Dje postova dicka ne fb per Fortesen e Zharres ne Turan te Tepelenes. Nje banor i zones bashkefshatar dhe miku im, N K, me njoftoi se pak kohe me pare duke punuar me zetor zbuloi nje varr te vjeter qe mesa duket i takon shekullit te 3-te e te 2-te para lindjes se J. Krishtit. Ne varr u gjeten ene qeramike dhe monedha.

Falenderoj shume mikun tim NK qe nuk ka shperdoruar asgje nga gjetjet. Ai eshte nismetari i zbulimit dhe ruajtjes se kesaj trashegimie.

Ka rrezik qe kjo varreze te shperdorohet nese nuk merren masa urgjente per konservim dhe germim, ndaj njoftuam te gjitha agjensite arkeologjike te cilat me shume mundesi do te nisen ne terren.

Eshte e domosdoshme te ndergjegjesohemi per ruajtjen e trashegimise sone te pasur arkeologjike!

Fotot e mëposhtme tregojnë objektet e gjetura:

Një ditë më parë profesor Ethem Ruka kishte publikuar në facebook foto nga kalaja e Zharrës në Turan të Tepelenës. Aty afër u bë dhe zbulimi i madh i objekteve arkeologjike nga fshatari i zonës N.K.

Postimi për kalanë e Zharrës:

CDO VEND QE KA NJE FORTESE KA NJE HISTORI: KALAJA E ZHARRES NE TURAN TE TEPELENES

Çdo vend që ka një fortesë ka edhe një histori të lashtë. Edhe Turani e ka një të tillë, kalanë e Zharres. Kjo kala ndodhet jo larg fashatit në drejtim të Tepelenës.

Ajo është vendosur mbi një kodër shkëmbore rreth 300 m mbi nivelin e detit. Perimetri i saj është rreth 430 m, ndërsa sipërfaqja rreth gjysëm hektar. Muret e gurit me trashsi 1.6-1.8 m, përforcohen nga tre kulla.

Kjo kala u vizitua dhe përshkrua për herë të parë nga Pukëvili. Konsideratat e tij gjenden ne në veprën e tij “Udhëtimi i Greqisë” (Voyage de la Grece), botuar në Paris më 1826. Sipas tij fortesa është ndërtuar nga latinët.
Përshkrimi më i saktë i kësaj kalaje u bë në vitin 1963 nga një ekspeditë arkeologjike shqiptare, ndërsa gërmmimet e para u realizuan në korrik të vitit 1970 nga një grup studentësh të Fakultetit Histori Filologji, si dhe nga punonjës të sektorit të Arkeologjisë së asaj kohe.

Gjetjet arkeologjike si pjesë qeremikash, enë kuzhine prej balte, pjesë metalike etj dëshmojnë se ajo është ndërtuar në periudhën e antikitetit të vonë. Arkeologët tanë mendojnë se kështjella është ndërtuar mes shekullit të 4-të dhe të 6-të të erës sonë.

Ka shumë mundësi që kështjella u ngrit për t’i prerë hovin dyndjeve barbare në Ballkan në shekullin e 3-te dhe të 4-ët të erës sonë. Kalaja e Zharres është një ndër kalatë e tjera të Tepelenës si ajo e Dorëzës, Matahasanajt, Dukuajt, Horës, Nivicës dhe Leklit që janë në rrjesht njëra pas tjerës.

Gërmimet e rastësishme për hapjen e tokave të reja në tokat përballë kalasë kanë zbuluar qypa të mëdhenj prej qeramike që ndoshta përdoreshin për ruajtjene drithrave, vajit apo verës, si dhe gurë varri dhe kapakë sarkofagësh. Një gur varri dhe kapaku i një sarkofagu janë rujtur në gjendje të mirë.

Në një nga faqet e gurit të varrit janë gdhendur në relief dy figura njerëzish që qëndrojnë afër njëri-tjetrit. Mbi kokat e figurave ndodhet një mbishkrim ku lexohet XAIPE Λ EONTICICKOCETw, ndërsa në një nga qoshte e kornizës është shkronja K.

Kapaku i sarkofagut ka formën e çatije. Në njërën nga faqet e tij ka një mbishkrim me tre rrjeshta KOCMI ΛΛ A, A Λ EZANDROI XAIRE. Këto shkrime mbeten ende të padeshifruara.

Sipas arkeologut Damian Komata, këto objekte janë zbuluar në Qafen e Vreshatve të Turanit, ku me sa duket ka ekzistuar një varrezë e vjetër, ku ndoshta u prehen stërgjyshërit tanë të hershëm. Inventari i këtyre gjetjeve, sipas arkeologut Komata, i takon periudhës helenistike të vonë, gjë që vërtetohet nga forma e shkronjave.