Ne ditët e fundit, rastet e te infektuarve me koronavirus në Itali po rriten gjithnje e me shume.
Atehere kur u duk sikur situata ishte qetësuar disi, rikthehet serish shqetësimi tek italianët.
Diten e shtunë, autoritetet shëndetësore raportuan për 1.071 raste të reja. Që nga 12 maji, ky numër nuk ishte tejkaluar.
Sipas autoriteteve italiane, shumica e të infektuarve janë zbuluar pas kthimit nga pushimet.
Në orët e fundit ndërruan jetë edhe 3 persona të tjerë, nga nëntë që ishin një ditë më parë. Në Lombardi nuk është shënuar asnjë humbje jete.