Teksas, hajduti hyn per te grabitur, shitesi e mbyll brenda (Video)

695
0

Hyn në një dyqan celularësh në Teksas, në Hjuston dhe paralajmëron klientët se “kjo është një grabitje”, shkon te kasa për të marrë paratë dhe… mbetet i mbyllur brenda.

Këtë episod qesharak kanë treguar filmimet në një lokal nga kamerat e sigurisë. Ndërsa të gjithë dalin, ai shkon te kasaforta dhe përpiqet të kërkojë para dhe materiale me vlerë për t’i marrë me vete, por pastaj, me portën të mbyllur, mbetet i izoluar si në një kurth.

Grabitësi “i pafat”, përpiqet me të gjitha mënyrat për të dalë nga lokali, nis të shtyjë me sup derën dhe përdor mjete rrethanore për ta rrëzuar dhe në fund, i lutet nga brenda dyqanit kalimtarëve, duke u ulur në gjunjë: “Më ndihmoni”. Deri në fundin e pashmangshëm, me ardhjen e policisë.

Grabitësi, John Bell 22 vjeç, kishte grabitur në të njëjtin dyqan pak ditë më parë duke marrë prej andej 2 mijë dollarë dhe disa celularë, siç ka treguar pronari i dyqanit, Basit Mian. “Ka qenë gruaja ime, – ka thënë, – ajo që mbylli derën me çelës, pasi i nxori të gjithë klientët jashtë dhe njoftoi policinë.

Kur hyri, ai e dinte shumë mirë ku të kërkonte paratë, sepse i kishte marrë një herë andej”. Policia bëri të ditur se Bell, ishte arrestuar më parë, për një grabitje të rëndë në vitin 2015.