Mbi 27 shqiptarë rezultuan me Koronavirus, Italia merr këto masa të rrepta

413
0

Epidemiologët italianë janë vene ne alarm nga rastet e reja me Koronavirus përgjatë 10 ditëve të fundit. 27 prej të infektuarve janë shqiptarë, të cilët kanë hyrë në Itali pasi kanë vizituar Shqipërinë. Kjo ka bërë që shteti fqinj të ndërmarrë masa të rrepta.

Mediat italiane shkruajnë se do të shtohet numri i sporteleve të pritjes së pasagjerëve, kërkesë nga presidenti i rajonit të Toskanës, Erico Rossi. Kjo do të shërbejë për monitorim më të kujdesshëm ndaj atyre që mbërrijnë në shtetin italian.

Po ashu Rossi ka kërkuar që të gjithë qytetarët që mbërrijnë nga vendet janë shengenit, t’i nënshtrohen karantinës së detyruar për 14 ditë, përfshirë këtu dhe shqiptarët.