Sezoni turistik tashme ka nisur, por duket që faturat nuk janë aq të lira sa mund t’i mendoni. Ish-kryeministri Berisha ka ndarë me ndjekësit një faturë, ku demonstrohet qartë sesi abuzohet me çmimet.
Në sezonin veror e jo vetëm, qytetarët publikojnë faturat marramendëse ku nuk e justifikojnë produktin dhe shërbimin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një qytetar, i cili është zhgënjyer me çmimin për një hamburger.
“Pusho Shqip” është slogani i sezonit turistik të këtij viti. Pavarësisht situatës së vështirë të krijuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit, operatorët turistikë i kanë marrë të gjitha masat për të patur pushime të qeta dhe pa probleme. Por ndodh që ndonjë biznes, të abuzojë duke larguar klientelën.