Skip to content

‘Te pa fytyrët që fshihen në profile fallco’ Shefi i Urgjences i indinjuar dhe me tone të forta: Na lini te shpetojme jete..

    Doktori i njohur Skënder Brataj, një prej mjekëve të prekur me Covid-19 në vendin tonë, tashmë i shëruar, ka reaguar me tone të forta dhe i indinjuar, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit dhe rritja e kurbës së infeksioneve apo viktimave.

    Përmes një shënimi në facebook, shefi i Urgjencës Kombëtare i bën apel të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos shkaktojnë konfuzione, pasi koronavirusi është mes nesh, ekziston, infekton dhe merr jetë.

    Brataj në mënyrë indirekte i drejtohet çdo qytetari të papërgjegjshëm, që nuk respekton masat, që bëhet burim infektimi për të tjerët, që komenton me fjalë banale me profile false duke hedhur poshtë punën e mjekëve. “Cudia je ti!”, shkruan Brataj.

    Reagimi i plotë i Skënder Brataj

    SA HERË DËGJOJMË QË ÇUDIA MË E MADHE ZGJAT TRE DITË!
    ÇUDI!!

    Kjo nuk ndodh me sëmundjet, kjo nuk ndodh me koronavirusin!
    Çudia e tij ka gjashtë muaj që ekziston, çudia e tij ka marë shumë njerëz në vorbullën e tij.
    Kjo çudi nuk ndodh me të pa fytyrët që fshihen në profile fallco !!

    Çudia je TI:

    Ti që shan në çdo koment
    Ti që edukatë nuk ke
    Ti që familjen tënde nuk respekton
    Ti që fëmijët e tu nuk i edukon
    Ti që nuk beson
    Ti që përfiton
    Ti që i di te gjitha
    Ti që nuk do të mbash maskë
    Ti që do të shikosh të sëmurët ku janë , sepse sipas teje nuk ekzistojnë!
    Ti që nuk beson se ka viktima nga koronavirusi!
    Ti që do pushtet
    Ti që do fitim
    Ti që do liri pa kufizim
    Ti që mendon se paguan taksat i vetëm
    Ti që proteston
    Ti që mendon se çipin do të venë
    Ti që virusin shpërndan
    Ti që Covid shkakton
    Ti që je fshehur pas një profili FALLCO!

    JU LUTEM MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!!

    Koronavirusi ekziston
    Koronavirusi infekton
    Koronavirusi sëmur
    Koronavirusi mer jetë
    Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja
    JU LUTEM
    Na lini të shpëtojmë jetë njerzish
    Na jepni kohë të mposhtim virusin
    Na jepni kohë të sqarojmë qytetarët
    Na jepni kohë të shërojmë plagët e virusit!!
    Nëse doni një fytyrë të vërtetë, një fytyrë ta vendosni te profili juaj ndiqni këshillat e mëposhtme:
    1. Doni një titull, studioni dhe merni një diplomë.
    2. Doni të jeni profesionist i mire, studioni gjithë jetën.
    3. Doni rol drejtues, punoni vazhdimisht në sektorin tuaj, bëhuni ekspert i mirfilltë, bëni master për menaxhim, bëni eksperienca pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregoni aftësitë tuaja dhe politika ka nevojë për këta njerëz ti vendosë në role drejtuese.

    4. Doni rol drejtues, futuni në politik dhe zbatoni pikën 1.
    Doni të jeni gjithollog, kritik, i lirë, mendimtar i shthurur që mund të thoni çfar të doni, të shani si të doni dhe kë të doni? Është shumë e thjeshtë, ju lejohet se askush nuk ju ndalon!
    Bëni atë që keni bërë deri tani, një profil fallco, fshihuni si struci, villni sa të doni, përdorni fjalorin që doni!
    POR MOS MENDONI SE JENI TË PA PREKSHËM, KARAKTERIN TUAJ DO TË MARIN FËMIJËT TUAJ, FRUSTACIONET TUAJA DO TI BËJNË PASURI TË TYRE PËR GJITHË JETËN, KY DO TË JETË INVESTIMI I JETËS JUAJ, KY DO TË JETË SHPËRBLIMI I JETËS SUAJ!
    Komentet e tua i shikon familja ime, i shikon fëmija im, i shikojnë miqtë e mi, shokët e mi, të njohurit e mi! Askush nga ata nuk ndryshon mendim, sepse më njohin, askujt prej tyre ti nuk i shkakton dot ÇUDI!
    Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu!
    Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla:

    1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
    2. Mbaj distancën 1.5 metër
    3. Zbato rregullat e higjenës
    4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
    5. Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik!

    JU LUTEM

    Dr.Skender Brataj