Skip to content

Studimi/ Vendi i preferuar i shqiptarëve rezulton më i rrezikshmi për tu infektuar me Covid-19

    Me heqjen e masave nga qeveria, është ulur ndjeshëm sensibilizimi i qytetarëve për të zbatuar masat anti-covid, pavarësisht rritjes së lartë të shifrave të të infektuarve.

    Tanimë asnjë aktivitet nuk është i ndaluar, dhe qytetarët kryejnë vazhdojnë lirisht rutinën e tyre të përditshme.

    Por cilat janë aktivitetet  që përbëjnë rrisk më të lartë të përhapjes së koronavirusit.

    Shoqata mjekësore Texas Medical Association ka publikuar një listë të aktiviteteve, ku për nga rreziku i përhapjes së Covid-19 kryesojnë pikërisht kafenetë, duke u ndjekur më pas nga stadiumet, koncertet, teatri, si dhe palestrat.

    Rrisk i ulët

    Të hapësh e-mailin

    Të porosisësh ushqim në restorant

    Të luash tenis

    Kamping

    Rrisk mesatarisht i ulët

    Të bësh pazar në supermarket

    Shëtitje në këmbë vetëm ose me të tjerët, ose shëtitje me biçikletë

    Loja e golfit

    Qëndrimi në hotel për dy netë

    Qëndrimi në hollin e pritjes së një klinike

    Të shkosh në librari ose muze

    Të hash në ambientin e jashtëm të një restoranti

    Të ecësh në një zonë me shumë persona

    Aktivitetet mesatarisht të rriskuara

    Të hash darkë në shtëpinë e dikujt tjetër

    Të shkosh në një barbecue (festë në oborr)

    Plazhet

    Të bësh pazar në qendër tregtare

    Të çosh fëmijët në shkollë ose kampingje

    Të punosh një javë në një zyrë

    Të notosh në një pishinë publike

    Rrisk mesatarisht i lartë

    Parukeritë dhe berberhanet

    Të hash brenda në restorant

    Të marrësh pjesë në dasma apo ceremoni mortore

    Të udhëtosh me avion

    Loja e basketbollit

    Loja e futbollit

    Të përqafosh ose të shtrëngosh duart me një mik

    Rrisk i Lartë

    Palestrat

    Të shikosh film në kinema

    Të marrësh pjesë në një koncert muzike

    Të shkosh në stadiume

    Të marrësh pjesë në aktivitete fetare me më shumë se 500 persona

    Të shkosh në kafe