Policia i shkon te infektuarit tek shtepia, por ja si i pergjigjet ai duke i lene me goje hapur

1487
0

Aktualisht 1160 persona janë të sëmurë aktivë me koronavirus në Shqipëri. 89 prej tyre janë të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërkohë pjesa tjetër është izoluar nëper shtëpite e tyre

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video të Policisë së Shtetit teksa komunikon me disa qytetarë.

Gjatë takimit me uniformat blu, nuk kanë munguar edhe rrëfimet e personave që e kanë kaluar mbi shpinë këtë sëmundje. I tillë ishte edhe ai i një zotërie, i cili tregoi se kjo sëmundje nuk fal. Ai bëri thirrje që të tregohet përgjegjshmëri mes qytetarëve.

Nuk duhet të dalin në asnjë mënyrë. Është një sëmundje që nuk fal. Ajo varet pastaj nga trupi, kush ka një sëmundje behet edhe me rende. Duhet që jo vetëm t’i dëgjojmë, por duhet t’i vemë në praktikë. Duhet të jenë të përgjegjshëm për higjienën personale. E mira është që secili të bëjë punën e vet dhe qytetarët të bëjnë detyrën e përbashkët, tha ai.

Ndërkohë një zonjë tregoi se ka komunikuar me miqtë dhe të afërmit e saj në mënyrë që ta dinë se është infektuar pasi mund ta kenë marrë edhe ata virusin.

Policia mbas ketyre deklaratave kane mbetur te habitur pasi shume njerez nuk e besojne fare koronavirusin qe ekziston dhe u bëri thirrje personave që të qëndrojnë të izoluar ose përndryshe do të procedohen sipas ligjit në fuqi. Ndërkohë kryeministri Edi Rama në postimin e tij në Facebook shkruan se Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë