Studimi i fundit: 1 në 10 te prekur me koronavirus që humbin shijen dhe nuhatjen, nuk e rifitojnë më

418
0

Disa studime të fundit të studiuesve të shëndetësisë thonë se disa pacientë të infektuar me koronavirus mund të mos e rifitojnë më ndjesinë e shijes dhe nuhatjes, nëse e kanë humbur gjatë periudhës kur kanë qenë të infektuar.

Nga hulumtimi i ri, një në 10 pacientë mund të ngelen pa këto ndjesi.

Studiuesit i mblodhën të dhënat e tyre nga pacientët italianë dhe zbuluan se 49 përqind, e kishin rikuperuar  plotësisht ndjenjën e tyre të nuhatjes ose shijes pas shërimit nga  virusi.

 Kjo, ndërkohë që vetëm 40% raportuan përmirësime ndërsa 10% thane se simptomat e tyre ishin përkeqësuar.