A do t’i rikthehemi izolimit qe te hapen kufijt? Ministrja flet pas shtimit të rasteve me Covid

941
0

Mbrëmjen e djeshee ftuar në emisionin “Open” ishte ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë intervistës ajo tha se pavarësisht shtimit të rasteve të reja, Shqipëria nuk do t’i rikthehet izolimit.

Megjithatë ajo kërkon nga qytetarët që të zbatojnë rregullat, të vendosin maskat, të ruajnë distancimin social dhe të lajnë duart. Këto masa mund të parandalojnë përhapjen e Covid-19.

“Shqipëria nuk do kthehet mbrapa, por diçka i kërkojmë publikut. Të zbatojë masat. Çelësi për të vijuar në normalitetin e ri janë masat që duhet të zbatojmë. Të mbahen maskat. Distancimi social që duhet të jetë element i futur në kulturën e përditshme, larja e duarve, kollitja… Këto janë masa të thjeshta. Nëse i zbatojmë s’do kemi përhapje të covid”, tha Manastirliu.