ZYRTARE/ BE merr vendimin e fundit: Hapen apo jo kufijtë me Shqiperine më date 1 korrik?

932
0

Këshilli i BE-së ka miratuar se fundmi listën e vendeve të cilat do u hiqet kufizimi i udhëtimit. Në këtë listë nuk është Shqipëria.

Ndërkaq, në listë nuk janë po ashtu as Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Lista është miratuar me shumicë të cilësuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian përfshin 14 shtete: Algjeri, Australi, Kanadë, Gjeorgji, Japoni, Mali i Zi, Marok, Zelanda e Re, Rëanda, Serbia, Korea e jugut, Tajlandë, Tunizi, Uruguay.

Në deklaratën e Këshillit Europian thuhet se për të përcaktuar vendet për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit, mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.

Sa i përket situatës epidemiologjike, vendet duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme, veçanërisht:

-numri i rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit dhe për 100 000 banorë afër ose nën mesataren e BE-së (siç ishte në 15 qershor 2020)

-tendencë e qëndrueshme ose në rënie e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme.

Lista e gjelbër e BE-së pritet të përditësohet çdo dy javë me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të situatës epidemiologjike dhe të plotësimit të kritereve të vëna.

Kjo do të thotë se dy javë më vonë, pra më 15 korrik Shqipëria do të mësojë sërish nëse do të përfshihet në listë dhe nëse nëse situata nuk do të ketë ndryshuar, atëherë për lëvizjen në BE qytetarët shqiptarë do të presin 1 gushtin dhe kështu me radhë.